HomeLajme“Po të vijë Basha në Kuvendin e PD-së, e rrahin keq, kërcet...

“Po të vijë Basha në Kuvendin e PD-së, e rrahin keq, kërcet druri” Nikoll Lesi nuk përmbahet

Mundësia që Lulzim Basha të shfaqet dhe të marrë pjesë, në Kuvendin e Partisë Demokratike, që do të mbahet në 11 dhjetor dhe është thirrur nga Sali Berisha, duke e pamundur për Nikoll Lesin.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Lesi tha se në një rast të tillë, Basha rrezikon shumë.

“Po të vijë Basha në sallë e rrahin keq, kërcet druri atje. Ku hyn dot Luli në Kuvend… Kush mund ta lejojë Lulin të hyjë në Kuvend?!”, tha Lesi ndërkohë që të ftuarit shpërthyen në të qeshura.

Lesi komentoi edhe faktin që Basha sulmoi për herë të parë Ilir Metën, duke e etiketuar si pjesë të trekëndëshit të bermudës.

“Këtë luftë nuk e beson as vetë Basha. Kam përshtypje se është një lloj aleance e Ramës me Bashën, që të përmendë këtë lloj trekëndëshi për të dalë tek dyshja Berisha-Meta.

Sepse ka informacione që Berisha e merr PD-në dhe Ilir Meta është një me Berishën.

Ka goditur për Metën dhe Berishën që do të jenë në një front. Ramën e fut sa për të larguar vëmendjen”, tha Lesi. /TPZ

Must Read

spot_img