Lajme

Polica vë në pranga shoferin që përplasi me makinë të miturin, 8-vjeçari me plagë të rënda te Trauma

Advertisements

Është vënë në prangat e policisë drejtuesi i makinës, që përplasi në Orikum ditën e djeshme një fëmijë 8-vjeçar.

Uniformat blu njoftojnë se i arrestuari është 27-vjeçari me iniciale A.M.

Ndërsa mësohet se i mituri ndodhet aktualisht në spitalin e Traumës, nën kujdesin mjekësor.

Njoftimi i policisë

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 27 vjeç, pasi ditën e djeshme, në Orikum, duke drejtuar automjetin, aksidentoi një fëmijë 8 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës, nën kujdesin mjeksësor.

Advertisements

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Advertisements

Related Articles

Back to top button