Lajme

“Politikanë e biznesmenë fërkuan duart me zhdukjen e Vis Martinajt”, gazetari: Është aksioner në 3 banka, Lami e shoqëronte që prej janarit

Advertisements

Gazetari Artan Hoxha ka thënë se agjenti i Forcave Operacionale, Jeton Lami kishte shumë pak muaj që shoqëronte të shumëkërkuarin, Ervis Martinaj.

Hoxha zbuloi në një intervistë në “ABC News” se Lami e shoqëronte prej janarit të këtij viti.

albsig

“Një skuadër Elitë, dhe plus 20 nga policia më të mirët. Tek kjo 100 persona, ky personi Jeton Lami ishte i përzgjedhur nga policia dhe kjo skuadër u ngrit për të kapur bosët e krimit të organizuar. Jeton Lami ishte shoqëruesi tij. Nuk ka shumë kohë ky person që e shoqëron. Që nga janari që është kaq afër me Martinajn. Para tij kanë qenë persona të tjerë”, u shpreh gazetari Hoxha.

Zhdukja e Ervis Martinajt dhe thashethemet se mund të jetë ekzekutuar, sipas tij ka gëzuar shumë njerëz të rëndësishëm në vend.

“Në momentin që ka filluar të qarkullojë thashethemi se i ka ndodhur diçka. Në këtë vend ka pasur shumë njerëz që kanë fërkuar duart dhe kanë marrë frymë thellë. Nuk kanë qenë vetëm kundërshtarë. Kanë qenë personazhe nga më të rëndësishëm, që nga elita politike, biznesi. Shumë njerëz kanë marrë frymë të liruar. Në ditët e para telefonat nuk na pushonin. Doni të dinin cili ishte fati i Ervis Martinajt”, tha Hoxha.

Artan Hoxha thotë më tej se kjo histori do të vijojë të mbetet me enigmatike dhe në kuadrin e një legjende, nëse shteti nuk reagon.Ai theksoi sërish sot se Ervis Martinaj nuk është personazh i zakonshëm.

Advertisements

“Çfarë ka ndodhur? Kjo histori do të vazhdojë dhe do të jetë në kuadrin e një legjende deri sa shteti të reagojë. S’mund të merret një prokurori rrethi me këtë. Duhet të merret SPAK. Çfarë do që të ketë dëgjuar Jeton Lami, nuk di as 1% të asaj që ka në telefon Martinaj. Më rezulton aksioner në tre banka të nivelit të dytë. Nuk është personazh nga ata që jemi mësuar. Nuk është bos krimi me dorën e vet. Nuk ka bërë asgjë vetë. Ishte më tepër një organizator, ideoi një strukturë. Ndryshe nga bosët, ai ishte shumë shoëmen. Ishte shumë i dukshëm në publik. Mund ta gjeje atë në lokalet kryesore të kryeqytetit, duke financuar koncerte, sportistë. Po të hapje televizionin, reklamat në stadium kishin emrat e kompanive të tij. Në kampionatin e 2018 ishte sponsori kryesor i medias. Ishte ndryshe nga ajo çfarë kishim parë”, u shpreh gazetari.

Advertisements

Related Articles

Back to top button