Lajme

Polonia i kërkon BE-së ndihmë, pasi ndihmoi Ukrainën me krizën e refugjatëve

Advertisements

Sipas kryeministrit polak, Mateusz Morawiecki, ka një nevojë urgjente që vendet e Bashkimit Evropian të japin sa më parë ndihmë ndaj vendeve të unionit, të cilat kanë ndihmuar që në çastet e para Ukrainën me krizën e emigrantëve, pas agresionit rus me fillim në 24 shkurt 2022.

Për kreun e ekzekutivit polak, Komisioni Evropian duhet të bëjë më tepër për të ndihmuar këto vende dhe pikërisht Polonia, Hungaria, Rumania apo Sllovakia, duhet të ndihmohen për kontributin që kanë dhënë me krizën e pasluftës.

Kjo, për faktin se në muajt e parë, të gjitha këto shtete vepruan menjëherë, pa pritur organizim apo direktiva nga vendet e tjera perëndimore, duke shmangur kështu një krizë edhe më të madhe.

Ndër të tjera, ai ka gjetur të theksojë se një hap shumë i vlefshëm për forcimin e gjendjes në të cilat shtetet ndodhen dhe atë të sigurisë në tërësi për gjithë Evropën, është edhe aderimi i Finlandës dhe Suedisë në organizatën e Atlantikut të Veriut NATO, për të zgjeruar aleancën edhe më tej.

Ndaj, ratifikimi sa më i shpejtë i  aderimit të dy vendeve nordike, duhet të kryhet nga të gjitha Parlamentet e vendeve anëtare, duke iu drejtuar kryesisht edhe homologut të tij hungarez, Victor Orban, vendi i të cilit ende po heziton mbi këtë gjë, së bashku me Turqinë.

Bashkimi Evropian ka shpërndarë fonde në mënyrë të vazhdueshme për të ndihmuar vendet kufitare me Ukrainën, të cilat kanë qenë edhe më të prekurat nga kriza e refugjatëve ukrainas. Por, sërish, nga vetë vendet, ato shihen si të pamjaftueshme.

Advertisements

/Albanianpost.com

Advertisements

Related Articles

Back to top button