Lajme

Prangosja e turkut që u arratis me miliarda dollarë kriptomonedha, Operacionalja e lokalizoi me dy shqiptarët në Palasë (EMRAT)

Advertisements

Arratia e turkut Faruk Fetih Ozer, ditën e sotme mori fund pasi ai ra në prangat e Forcave Operacionale. Bosi i kriptomonedhave i cili dyshohet se u arratis nga Turqia me 2 miliardë dollarë, të cilat i kishte fituar duke mashtruar dhjetëra mijëra turq me monedhën virtuale “Thedox”, u arrestua në një resort turistik në Palasë, Vlorë.

Newsbomb.al mëson se Ozer në momentin që u arrestua ka qenë në shoqërinë e dy shtetasve shqiptarë, Briken Shkëmbi dhe Elvaldo Haxhiu, të cilët gjithashtu kanë rënë në pranga.

albsig

Më herët u bë me dije se Ozer gjatë muajve të fundit jetonte në lagjen “5 maji” në Elbasan, në një banesë të cilën e kishte marrë me qira.

Por, lëvizja e tij drejt jugut rezultoi të ishte fatale për të pasi policia ra në gjurmët e tij përmes përgjimeve.

Mësohet se Ozer me kërkesë të Prokurorisë së Elbasanit dhe me vendim të Gjykatës së këtij qarku u mbajt nën përgjime për të paktën 2 javë.

Farkun Faith Ozer konsiderohej nga mediat turke si një prej mashtruesëve me të mëdhenj, pasi kishte manipuluar rreth 400 mijë persona duke i marrë 2 miliardë dollarë. Ozer u largua nga aeroporti i Stambollit, në një drejtim të panjohur por më pas u zbulua se kishte mbërritur në Shqipëri.

I riu themeloi kompaninë në vitin 2017 dhe lejonte përdoruesit të blejnë dhe të shesin kriptovaluta të Bitcoin, por pasi u mori investimet nuk i lejonte më që të kishin akses në platformë.

Advertisements

Pas denoncimeve të bëra, Prokuroria nisi hetimet ndaj tij duke e shpallur në kërkim, pasi akuzohet se ka kryer veprën penale: mashtrim duke përdorur sistemet e informacionit, bankat ose institucionet financiare dhe krijimin e një organizate kriminale.

Advertisements

Related Articles

Back to top button