HomeRozePranuan se mes tyre po lind diçka brenda shtëpisë së ‘BBV’, por...

Pranuan se mes tyre po lind diçka brenda shtëpisë së ‘BBV’, por Fifi merr vendimin e prerë

Fifi dhe Graniti janë komentuar kudo në rrjet si çifti i parë i mundshëm në shtëpinë e “Big Brother VIP”, dhe puntatën e mbrëmshme pranuan se mes tyre po lind diçka, duke përshkruar ndjesitë me fjalët më të ëmbla.

Edhe pas puntatës, Fifi ka vijuar të diskutojë për pikëpyetjet që ka për raportin me Granitin. Ajo është shprehur se ka treguar gjithçka që duhej, mirëpo pavarësisht raportit, nuk do të “lërë skena” brenda shhtëpisë më të famshme në Shqipëri.

“Në rregull, por edhe unë e kam një babë e një nënë që munden me ardh e me më nxjerrë jashtë. Ata e kanë problem këtë pjesë. S’do ta kenë problem nëse unë do të pëlqej dikënd. Unë skena nuk do të bëj, kjo është e padiskutueshme”,- tha Fifi, që më pas shpjegoi se ka disa komplekse. “Për këtë refuzoj që të bëj jakuzzi, me u la në dysh me të, refuzoj që të futem edhe në pishina. Jo për ato, e kam kompleks timin. Janë shumë gjëra, nuk është se unë u çova një ditë të bukur dhe nënën e babën e kam liberal unë”, është shprehur Fifi gjatë bisedës me Ilirin dhe Palomën.

Kujtojmë se dje, Graniti tha se Fifi i ishte gjendur pranë në momente trishtimi e mërzie, ndërkohë këngëtarja, nga ana tjetër, tha se e shihte modelin si një “mburojë”. Ndërkohë, ishin shumë banorët, që mendonin se mes tyre ka diçka më shumë se shoqëri, dhe në sy ka rënë komenti i Semit, që u shpreh se e kanë përdorur raportin për “të mabjtur gjallë veten”. /News31

Must Read

spot_img