Lajme

Prej vitesh jetonte në Itali, ky është 32-vjeçari që u vra bashkë me të atin nga ish-dhëndri sapo u kthye në atdhe

Advertisements

Personi që shihni në foto është 32-vjeçari Genti Përjaku, i cili së bashku me babain e tij, 56 vjeçarin Pjerin Përjaku, u vranë mbrëmjen e djeshme me armë zjarri nga Besnik Pjetri, ish-dhëndri.

Autori Besnik Pjetri shkoi në shtëpinë e ish-gruan dhe pas një konflikti ai nxori armën dhe vrau babë e bir, të cilët ditën e djeshme ishin kthyer nga Italia.

albsig

Burime për mediat bëjnë me dije se Genti Përjaku dhe babai i tij prej vitesh jetonin në Itali. Besnik Pjetri prej 6 vitesh ishte divorcuar nga motra e Genti Përjakut, mirëpo që prej asaj kohe konfliktet kanë qenë të vazhdueshme pasi Pjetri pretendonte se babë e bir i kishin borxhe.

Advertisements

Ngjarja e rëndë u regjistrua mbrëmjen e djeshme në fshatin Grykë e Zezë të Lezhës, ndërkohë autori Besnik Pjetri është shpallur në kërkim nga policia.

Advertisements

Related Articles

Back to top button