PREKËSE Vdiqën në aksidentin e Muzinës, burrë e grua u gjetën të përqafuar me njëri tjetrin

0
39

GJIROKASTER– Drita dhe Fiqiri Koçari, 72 dhe 77 vjeç, ishin 2 nga 5 viktimat e aksidentit fatal në Qafën e Muzinës.

Drita dhe Fiqiri Korçari ishin nisur për të kaluar pushimet në Sarandë, por nuk arritën të mbërrinin, pasi furgoni me të cilin udhëtonin, ra nga një urë rreth 7 metër pas përplasjes me një automjet tjetër.

Bashke me ta vdiq shoferi dhe shtetas nga Ukraina.

Çifti me origjinë nga Skrapari Drita dhe Fiqiri Korçari janë gjetur nga zjarrfikësit të përqafuar me njëri – tjetrin, ashtu siç jetuan për 55 vjet.

Ata lanë pas 2 djem dhe 1 vajzë, nipër dhe mbesa. Azlajme/S.H