HomeLajmePrezantimi i buxhetit, Rama: Jam këtu me premtim të mbajtur, s’kemi më...

Prezantimi i buxhetit, Rama: Jam këtu me premtim të mbajtur, s’kemi më ushtrinë më pak të paguar në NATO

Në prezantimin e buxhetit të vitit 2022 për mbrojtjen, përpara ushtarakëve, kryeministri Edi Rama tha se ka ardhur me një premtim të mbajtur. Kreu i qeverisë tha se ashtu sikurse kishte premtuar në gusht, në buxhet është rritja e pagave me 30% për Forcat e Armatosura.

Ndër të tjera kryeministri tha se Shqipëria nuk ka më suhtrinë për pak të paguar në NATO. Rama premtoi gjithashtu se vitin tjetër pagat do të rriten përsëri.

“Dua ta filloj rreshtimin pak pikave me shprehjen e lehtësimit tim që sot jam këtu para jush me një zotim të mbajtur për rritje të konsiderueshme të pagave. Nuk është rritja e parë e pagave që bëjnë, pas një periudhe të gjatë. Por kjo është një rritje e konsiderueshme. Kur u takuam me një pjesë prej jush në gusht pas zjarreve ju thashë se do të rrisim pagat. Sot pagat janë të shkruara me 30% rritje në projektbuxhetin e vitit të ardhshëm. Sot po ju them se vitin tjetër do t’i rrisim përsëri pagat. Nuk ka asnjë arsye që FA si dhe për potencialin që kanë të jenë mbrapa nga shumë vende të aleancës dhe këtu nuk flasim për ato që janë vende të fuqishme, por për shumë vende të tjera. me këto rritje pagash nuk kemi më ushtrinë më të pak paguar në NATO. Pra nuk jemi as në krye se aty nuk besojmë se do arrijë dot kush, nuk jemi as në mes, por nuk jemi më të fundit. Ambicia është që brenda mandatit të tretë të jemi diku në mes. Besoj që mund ta arrijmë dhe jam i bindur që do ta arrijmë,” deklaroi Rama.

Pjesë nga fjala e kryeministrit Rama:

Jam ndjerë shumë krenar duke dëgjuar fjalë nga më mbreslënës prej gjeneralëve që ishin këtu më Shqipëri dhe drejtuan misionin e madh, stërvitjen më të madhe ushtarake të tre dekadave të fundit. Ju nuk i keni dëgjuar në media sepse nuk kanë qenë për media, nuk kanë qenë fjalë për të thënë fjalë të bukura në publik, por fjalë të thëna pa asnjë interes dhe pa asnjë nevojë tjetër, përveçse nevojës për të shprehur admirimin për të gjithë ju.

Realisht, tha diëka vajza në fillim që aktiviteti juaj i përditshëm përvec rasteve kur ka një krizë, zhvillohet jashtë syve të publikut dhe duhet të kesh një lidhje për shkak të detyrës për të kuptuar deri në fund rëndësinë e madhe të këtij aktiviteti të përditshëm.

Duke e ndjekur këtë aktivitet nga afër mëson që ti çmosh shumë herë më shumë cilësitë dhe meritat ruaja të të gjithëve, që nga ushtari i saporekrutuar deri te shefi i shtabit.

Nga na tjetër, dua që sinqerisht t’i përshëndes me këtë rast të gjitha familjet tuaja sepse nuk ka asnjë punë të lehtë kur duhet bërë mirë, por e juaja ka një vështirësi të veçantë që ka brenda imponimin e një sakrifice jo të vogël që është shkëputja nga familja dhe të jetuarit shumë shpesh në distancë.

Më vjen mirë t’ju them se e shoh me optimizëm çdo ditë të nesërme të FA, jo vetëm që do ti krijojmë deri në fund mundësitë për të fituar nga koha e humbur, por edhe për të zvogëluar hendekun me shumë trupa të tjera ushtarake të aleancës. Në krye të ministrisë kemi një koleg që është njeriu i duhur në kohën e duhur.

Dua ta filloj rreshtimin pak pikave me shprehjen e lehtësimit tim që sot jam këtu para jush me një zotim të mbajtur për rritje të konsiderueshme të pagave. Nuk është rritja e parë e pagave që bëjnë, pas një periudhe të gjatë. Por kjo është një rritje e konsiderueshme. Kur u takuam me një pjesë prej jush në gusht pas zjarreve ju thashë se do të rrisim pagat. Sot pagat janë të shkruara me 30% rritje në projektbuxhetin e vitit të ardhshëm. Sot po ju them se vitin tjetër do t’i rrisim përsëri pagat. Nuk ka asnjë arsye që FA si dhe për potencialin që kanë të jenë mbrapa nga shumë vende të aleancës dhe këtu nuk flasim për ato që janë vende të fuqishme, por për shumë vende të tjera. me këto rritje pagash nuk kemi më ushtrinë më të pak paguar në NATO. Pra nuk je3mi as në krye se aty nuk besojmë se do arrijë dot kush, nuk jemi as në mes, por nuk jemi më të fundit. Ambicia është që brenda mandatit të tretë të jemi diku në mes. Besoj që mund ta arrijmë dhe3 jam i bindur që do ta arrijmë.

g.v/abcnews.al

Must Read

spot_img