Prezantuesja e njohur thotë se ka refuzuar të prezantojë Portokallinë

0
37

Jonida Vokshi ka qenë e ftuar në emisionin “Natën me Aulonën”, për të folur për shumëçka, duke filluar që nga seriali “H.O.T”, ku ajo është protagoniste, tek vështirësitë në karrierë, e problemet në familje.

E pyetur nëse ka ndjerë bërryla në televizion apo kinematografi, Jonida tha:

“Në profesionin tonë, nëse mungon kjo, të mungon diçka për të ecur para, hallkë shumë e vogël, por kjo sikur e bën si më të lezetshme”, tha aktorja, sigurisht, kur nuk të prishin punë.

Ajo tha se i kishte eveituar të tilla raste, me vetëdije.

“Nuk kam preferuar të futem në territore ku ndiej rrezikun, as për t’i marrë dikujt vendin kur më është ofruar, sepse kam menduar për X arsye personi tjetër e meriton më shumë se mua dhe kam pritur momentin tim, dhe kjo më ka ndodhur kur isha edhe e vogël, dhe mund të më kapte euforia”, tha aktorja.

E pyetur për të dhënë emrat e disa produksioneve, Jonida tha:

“Ka qenë ‘Top Select’, prapaskenat e ‘Top Fest’, ‘Portokalli’”.

Ajo tha se ishte brenda profesionit, por i dukej “kafshatë e madhe”, nisur kjo nga mosha dhe eksperienca.