Prindërit: S’ka vend për shtrime në Pediatrinë e Tiranës, presim me orë në radhë

0
22

Ditët e fundit urgjenca e pediatrisë në qendrën spitalore Nënë Tereza po përballet me një fluks fëmijësh me simptoma të ndryshme.

Por, duket se ky fluks, e ka gjetur të papërgatitur urgjencën e pediatrisë. Brenda ambienteve të urgjencës nuk lejohen kamerat për të pasqyruar radhën që është krijuar, por prindërit dhe gjyshërit na tregojnë se po presin me orë të tëra.

“Ka bllokim frymëmarrje, është 1 vjeç. Kemi 4 orë që presim, por sillemi vërdallë nuk ka një krevat për të shtruar fëmijën. Doktorët vijnë vërdallë.”, u shpreh një qytetar.

“Ka një javë me temperaturë 39, kemi 45 minuta që po presim për ta vizituar”, tha një tjetër.

“Vazhdon me antibiotikë dhe me serumë, por jo në pavion sepse është mbushur plot”, u shpreh një tjetër prindër.

Jashtë kamerave mjekët thonë se në vend qarkullojnë disa viroza.