Pritet me entuziazëm nga mbështetësit Berisha para Kuvendit: Pazare të fëlliqura Rama-Basha për të më larguar

0
79

Me fillimin e sezonit të ri Parlamentar, lideri historik i PD, Sali Berisha mbërriti këtë të Premte në Kuvend, nga ku u prit me entuzaiam të madh nga dhjetëra qytetarë, të cilët treguan mbështjete të plotë ndaj tij. Teksa vazhdonte rrugën drejt Kuvendit Berisha foli për pazare Rama-Basha, pas vendimit të kryetarit të PD-së për ta përjashtuar nga grupi parlamentar demokrat.

Ish-kryeministri mbajti një fjalim të shkurtër para mbështetësve. Ai foli për “pazare të fëlliqura të Bashës me Ramës”. Berisha tha se emergjencë është rivendosja në PD të sovranitetit e ligjimitetit “të grabitur poshtërsisht me marrëveshjen Rama-Basha”. Ai shtoi se PD do dali nga kjo betejë më e fortë.

“Partia Demokratike del nga kjo betejë më e fortë, më e sigurt se kurrë në fitore. Rroftë Partia Demokratike, rroftë Shqipëria”, u tha Berisha mbështetësve të tij.

“I vetmi që do të marrë përgjigjen që meriton është njeriu që shet PD me pazare të fëlliqura me Edi Ramën. Lëvizja ime e radhës do të jetë një lëvizje statutore e tëra e bazuar në rivendosjen e legjitimitetin dhe sovranitetit të PD, të grabitur poshtërsisht në marrëveshjen Rama-Basha”, u shpreh ai.