Pritjes i erdhi fundi! Konfirmohet data e re e duelit mes Florian Markut dhe rumunit të pathyeshëm

0
156

Ishte parashikuar që më datë7 gusht, Florian Marku të ndeshej me Maxim Prodan në një betejë me 12 raunde për titullin International Welterweight.

Por për shkak të dëmtimit që Marku ka marrë kjo ndeshje është shtyrë dhe ditën e sotme ai ka njoftuar edhe datën e re të duelit.

Marku në një postim në Facebook ka treguar se ndeshja e radhës me Maxim Prodan do të jetë më 25 shtator në stadiumin Tottenham Hotspur ku do të jenë të pranishëm 78.000 mijë spektatorë .

Postimi i plotë:

Përshëndetje te gjithë Shqiptarë kudo qe jeni, kemi lajme te mira, ndeshja e radhës kundra Maxim Prodan per Titullin IBF INTERNATIONAL do zhvillohet me date 25 Shtator ne stadiumin Tottenham Hotspur Do jenë të pranishëm 78.000 mijë spektatorë .

Në mbrëmje ndeshet Anthony Joshua vs Alexander Usyk. Ju pres te gjithëve atje, gjithashtu siguroni biletat tani online para se te jetë vonë.