Lajme

“Procedura nuk zgjati as 2 minuta”, serbët e Kosovës vazhdojnë t’i regjistrojnë veturat me targa “KM”

Advertisements

Zyra e ashtuquajtur e Policisë së “Mitrovicës” me seli në Rashkë të Serbisë ka vazhduar regjistrimin e automjeteve me targa KM dhe siç thonë qytetarët, e gjithë procedura zgjat pak minuta dhe nuk ka turma të mëdha.

Një nga personat që ka folur pasi ka kryer procedurën ka qenë, Zharko Miliçeviç, nga Zveçani, i cili sapo kishte bërë regjistrimin.

“Të gjithë punën e bëra praktikisht në dy minuta. Nuk kishte asnjë problem”, i tha Miliçeviç, mediumit Kosovo Online, pasi e bëri regjistrimin deri më 9 dhjetor 2023.

Advertisements

/Albanianpost.com

Advertisements

Related Articles

Back to top button