Profesori afgan në Shëngjin e thotë troç: Shqipëria është vend i mirë për të jetuar, por…

0
512

“Ajo që më ka bërë përshtypje që në fillim është mirësia dhe emocionet pozitive që njerëzit kanë ndaj nesh.”

Kështu është shpehur ëahabi, një profesor dhe gazetar afgan që ka mbërritur në Shqipëri. I strehuar në Shëngjin, ai ka thënë se Shqipëria është një vend i mirë për të jetuar por ata nuk do të qëndrojnë sepse do ikin në Amerikë.

“Që në fillim na informuan se nëse duam të qendrojmë mund të aplikojmë për leje, por ne kemi zgjedhur të shkojmë në SHBA. Shqipëria është një vend i mirë për të qëndruar dhe jetuar”, është shprehur ai për Ora Neës.

Profesori ka thënë se në Afganistan, pjesa më e madhe e vendit kontrollohet nga talebanët.

“Pjesa më e madhe e vendit është nën kontrollin e talebanëve. Në regjimin e tyre, gratë nuk kanë të drejtën e shkollës, të punojnë apo edhe të dalin vetëm për Pazar. Gazetarët nuk mund të bëjnë punën e tyre! Më duket sikur jemi kthyer pas në shekullin e XI.”