Propozimi i Myslim Murrizit: Sali Berisha të kthehet të marrë drejtimin e PD, ose në të kundërt të…

0
483

Ish-deputeti Myslim Murrizi, ka folur ditën e djeshme për opozitën dhe klimën politike në PD, teksa propozoi që Sali Berisha të kthehet dhe të marrë drejtimin e Partisë Demokratike.

Sipas tij, nëse Berisha nuk e bën këtë lëvizje, atëherë ai duhet të largohet së bashku me Bashën.

“Basha nuk shoh se ka zgjidhje përveçse ikjes nga PE. Berisha ka dy opsione, ose të ikë vetë nga grupi parlamentar dhe të rrijë 4 vite deputet, ose të kthehet dhe të marrë PD-në dhe të jetë kryetar i saj dhe të bëjë sfidën në 2023.

Humbjen e Bashës e lidh me humbjen e reputacionit të SHBA. Basha është fije jonxhe, nuk e mbron dot nga shënjstra e SHBA-së, por as nga llastiqet. Mos të fshihet pas gishtit duhet të kthehet drejtpërdrejtë, e të luajë fort e të thotë unë jam këtu. Të dalë të marrë PD, të votohet te anëtarësia e partisë, Luli të hapi rrugën dhe të ikë.

Duam apo nuk duam 25 prilli ishte një provë. Nuk do qajnë demokratët pas ikjes së tyre. E ftoj Berishën të kthehet drejtpërdrejt dhe të çojë PD-në në fitore”, tha Murrizi në Top Talk.