Propozohet mbyllje totale për 2 javë

0
308

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti me anë të një postimi i ka bërë disa propozime për Qeverinë e Kosovës.

Ahmeti ka thënë se vendi duhet të mbyllet për 2 javë pasi sipas tij, “s’kemi njerëz për të humbur”.

Postimi i plotë i Shpend Ahmetit:

Tash është vonë për kozmetikë. Masat si ajo me Shqipërinë vetëm irritojnë dhe nuk janë zgjidhje për këtë situatë.

1. Mbyllje dyjavore më e rreptë për ta ngadalësuar përhapjen – me grante për biznese

2. Prioritet i vetëm dhe ekip special për prokurim të vaksinave të prodhuesve të ndryshëm.

3. Vaksinim më agresiv me fushata informuese që luftojnë keqinformimin.

4. Decentralizim i vaksinimit – vaksina te qytetari e jo qytetari te vaksina

5. Restriksione për të pavaksinuarit – ndalesa hyrje në gastronomi, hapësira të mbyllura dhe evenimente

Përndryshe çdo tre muaj do të vajtojmë nga variantet e reja. Më mirë dy javë mbyllje se katër muaj vajtim dimrit.

Edhe një viktimë në ditë është shumë e lere më 25-30. Skemi njerëz për të humbur.