Protestë në Maliq, banorët: Nuk kemi ujë, as të pimë dhe as të lahemi

0
57

Nga Lediona Xheladinaj

Mungesa e ujit të pijshëm ka ngritur në një protestë banorët e fshatit Orman në bashkinë e Maliqit. Prej vitesh dhjetra banorë vuajnë për ujë teksa premtimet vijojnë të mbeten në letër në sirtarët e instancave përkatëse. Të indinjuar nga kjo situatë banorët kërkojnë të kryhen investime dhe të kenë ujë.

Uji që rrjedh në çezmat është me orar të reduktuar dhe i ndotur duke rrezikuar jetën e banorëve. Uji i pijshëm prej vitesh mbetet një gangrenë për banorët e Ormanit edhe pse shpesh është thënë qe do investohet por rrjeti i amortizuar vijon të lërë pa ujë këtë fshat./ Abcnews.al