HomeLajmeProtestë për rritjen e çmimeve, aktori i humorit konfirmon: Do të marrë...

Protestë për rritjen e çmimeve, aktori i humorit konfirmon: Do të marrë pjesë edhe unë. Është mbushur kupa dhe po derdhet…!

Aktori i njohur i humorit Florjan Binaj ka reaguar lidhur me protestën e qytetarëve, e cila pritet të zhvillohet këtë të mërkurë, kundër rritjes së çmimeve në vend.

Përmes një postimi në Facebook, Binaj shkruan se do të marrë pjesë në protestë e cila do të mbahet përballë kryeministrisë për të gjitha padrejtësitë që sipas tij po bëhen prej 30 vitesh në Shqipëri.

Kjo protestë është iniciuar nga shoqëria civile dhe qytetarët, mbi kurrizin e të cilëve do të rëndojë rritja e çmimeve në vend.

“Unë do dal të protestoj të mërkurën në orën 17:00 përballë kryeministrisë për të gjitha padrejtësitë që bëhen në Shqipëri prej më shumë se 30 vitesh, nga të gjitha qeveritë me rritjen e çmimit të bukës, naftës, gazit, dritave, jetesës pa i mbrojtur asnjë institucion. Kupa ka kohë që është mbushur dhe po derdhet madje, Por shoqëritë që nuk çohen të protestojnë për padrejtësitë që u bëhen, nuk janë më një shoqëri por skllevër të sistemit. Eja dhe ti!”, shkruan Binaj në Facebook.

Ndërkohë ditën e sotme edhe Partia Demokratike ka propozuar mbajtjen e një proteste kundër rritjes së çmimeve dhe energjisë që paralajmëroi kryeministri Edi Rama ditën e djeshme, ndërkohë Lulzim Basha u shpreh se kjo forcë politike do të mbështesë çdo formë reagimi popullor.

Must Read

spot_img