“Pse nuk i jep Rama afganëve 1 nga 10 shtëpitë e veta?” Aulon Kalaja kritika të ashpra Kryeministrit: Çfarë di ti për luftën e Kosovës?! Ti haje makarona poshtë urave të Parisit në atë kohë

0
96

I ashpër ka qenë reagimi i analistit Aulon Kalaja kundër Kryeministrit Edi Rama për sa i përket çështjes së afganëve që do strehohen në Shqipëri.

Në një intervistë për Fax News, Aulon Kalaja e akuzoi Ramën se nuk bëri transparencë për këtë  çështje, por në vend të kësaj e përdori për përfitime personale duke u mburrur në mediat ndërkombëtare.

“Duhet një përgjigje më e orkestruar lidhur me situatën në Afganistan. Është një situatë që ee ka diskretituar deri më tani perëndimin. I hapën rrugën Talibanëve dhe tashmë do të kemi një shtet tjetër që ka probleme me liritë dhe të drejtat themelore të njeritu. Rama e ka përdorur këtë situatë për lavdi personale. Një kryeministër totalisht i parëndësishëm, i vendit më të varfër në Europë, or që ka politikanët më të pasur të Europës. Është kryeministër që turret dhe bën garë për të bërë lajm në mediat botërore. Ka shumë kontradita në atë që thotë. Fillimisht u fol për një grusht afganësh, tani po dalin shifra kontradiktore. Duhet parë a është vetëofruar Rama për të marrë afganët dhe a e duan shqiptarët këtë gjë. Kryeministri pretendon gjoja se ka marrë vota në 25 prill dhe mendon se mund ta trajtojë vendin si të dojë ai. Ai ka larguar shqiptarët dhe ka afruar afganët. Para pak ditësh ishte bërë një referendum për ndërtimin e një aeroporti. Imagjinoni sa përpara janë këto vende, ndërsa në Shqipëri nuk ka referendum për asgjë. Kemi 25 vjet që nuk bëjmë referendum”, deklaroi Kalaja.

Kalaja më tutje u shpreh se Kryeministri ka 10 shtëpia dhe nëse është aq zemërgjërë me afganët t’i japë një atyre dhe të mos nxjerrë nga konviktet studentët.

Më pas ai u ndal dhe te ajo që Kryeministri ka përmendur shpesh në intervistat e tij, ku ka thënë se kemi parë luftën vetë me sy. Kalaja thotë të kundërtën, sepse sipas atij Rama në kohën e luftës ‘hante makarona poshtë urave të Parisit’.

“Qytetarët të pyetëshin, të kishte transparence dhe jo të nxirren studentët nga konviktet. Rama është në rregull, ka 10 shtëpia për vete dhe mund të jetojë kudo. Në rast se do ishte aq zemërgjerë, një nga shpiat t’ia dhurojë afganëve dhe mos të nxjerrë studentët nga konviktet. Kta i ka përzënë nga konvikti për t’u dukur në sy të botës si kryeministër që mirëpret afganët. E bën për tu dukur interesnat në sy të botës. I ka krahasuar afganët me hebrenjtë, por kjo s’ka krahasim, sepse hebrenjtë nuk kishin atdhe atëhere. Afganistani ka probleme të mëdhaja. Ky është vetëm fillimi dhe pas 31 gushtit do fillojnë probleme të tjera. Nuk jam kundër afganëve, por të mos sillemi si sharlatanë si kryeministri. Kur ne kemi pasur luftë në vitin 1999, ky hante makarona në urat e Parisit. Nuk ka dhënë asnjë kontribut për luftën në Kosovë, tani do të ndryshojë kufijtë“, tha Kalaja./(E.H/Faxweb.al)