Pse sulmoi Basha, Metën? Shkullaku: Me gjithë “Bermudën” me vete humbi, si do të fitojë vetëm?

0
63

Analisti Armand Shkullaku, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka komentuar sulmin që bëri ditën e sotme Lulzim Basha, ndaj Metës dhe Berishës, duke i klasifikuar si “trekëndëshin e Bermudës”, sëbashku me Edi Ramën.

Shkullaku ngriti pikëpyetje në lidhje me këtë strategji të Bashës, për të sulmuar të gjithë ata që i kishte aleatë, sepse ai nuk arriti të fitojë duke i patur ata në krah, ndaj duket mjaft e vështirë fitorja. kur është në luftë me Berishën dhe në sulm ndaj Metës.

“Për herë të parë Basha atakon Metën. Opozita kishte edhe trekëndëshin e Bermudës brenda dhe nuk e mposhti dot Ramën. Gjithë Bermuda, me gjithë Lulin brenda nuk mbrojtën dot votat. Ky thotë do ti rrëzojë vetëm. Problemi është tek konsumizmi i kësaj gjuhe të foluri.

Fushata e Ramës ishte, Berisha-Meta, kontrollojnë kukullën Basha. Tani ky thotë unë kam ikur por të kanë kapur ty.

Është e njëjta strategji e të bërit politik. Edhe kur do të marrë stilin e Berishës edhe të Ramës, nuk ka përmbajtjen brenda. Si mund të jesh ti i besueshën? Meqenëse amerikanët goditën Berishën, që ti e do se thua është krenaria jonë dhe i pafajshëm, tani e kalon në trekëndësh. Është një metaforë, një strategji pa brendi.

Do të isha dakord nëse Basha dilte dhe kërkonte falje edhe për ato që ka bërë PD në qeverisje, për të korruptuarit dhe mëkatet. Në këtë bazë mund të ishte i vërtetë, por nuk ja ka fajin trekëndëshi, se ai është pjesë e trekëndësisht, këta janë katror fare…

Kjo që ka bërë me Ilir Metën, vlen të analizohet. Është hera e parë, që Lulzim Basha deklaron se në 2009 ka gabuar me LSI.

Nuk mund te godasësh Ramën, duke u sjellë si Rama”, tha Shkullaku.