Pseudonimi me të cilin Bieta thërret Albanin është shumë i veçantë dhe vështirë se mund ta keni dëgjuar diku tjetër

0
293

Ditën e sotme Bieta Sulo ka nisur sezonin e ri televiziv të “Ftesë në 5”.

E sigurisht nuk kishte si të mungonte një surprizë dhe urim i përzemërt nga familja e saj Albani, Kroi dhe Joelle të cilët i kanë dërguar një buqetë me lule.

Bieta ka publikuar një video të luleve në Instastory duke i falenderuara ata publikisht.

“Faleminderit zemrat e mia, Kroi, Joelle, Alban. Kuptohet këto emocione përpara transmetimit veç ta rëndojnë dridhjen e zërit, por ta mbushin zemrën”, shkroi Bieta.

Mirëpo, një detaj nga pusulla që ishte shkruar në buqetën e luleve ka marrë vëmendjen e ndjekësve dhe mediave.

“Bam-du” shkruhet në pusullë krah emrit të Kroit dhe Joellas duke na bërë të kuptojmë se është ky pseudonimi me të cilin Bieta e thërret Albanin.

Një pseudonim shumë i veçantë që nuk e kemi dëgjuar më parë. Nuk dimë të themi se çfarë historie fshihet pas tij por ndoshta mund të jetë një “shpikje” e Kroit.