Lajme

Publikohet foto e 24-vjeçarit nga Laçi, dyshohet se vrau me thikë një person pas sherrit për parkimin në Sarandë

Advertisements

Panorama.al ka siguruar foton e 24-vjeçarit Xhanelo Tarja, i riu i dyshuar si autori i vrasjes së 41-vjeçarit Klodian Bakiaj pasditen e sotme në Sarandë.

Mësohet se i riu është shpallur në kërkim nga policia ndërkohë që po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

I riu nga Laçi punonte si kamerier në një lokal ndërsa dyshimet janë se sherri mes dy personave ka ndodhur për shkak të parkimit.

Advertisements

Pasi është qëlluar me thikë, Bakiaj është transportuar për në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore por nuk ka mundur t’u mbijetojë dot plagëve.

Advertisements

Related Articles

Back to top button