Publikohet fotoja Kush është e reja shqiptare, e cila u la nga dy djem në derën e spitalit?

0
112

Dita e djeshme ka qenë tragjike për 18 vjeçaren nga Ferizaj (më parë u raportua 20 vjeç).

Mësohet se emri i viktimës rasti i së cilës tronditi mbarë vendin është Marigona Osmani, raporton JOQ KOSOVA.

Ajo është dërguar gjatë ditës së djeshme në Spitalin e Ferizajt, nga dy persona, pa shenja jete.

Ata menjëherë me të dërguar viktimën janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Mirëpo fal bashkëpunimit me qytetarë si dhe kamerat që ndodhen brenda hapësirave të spitalit, Policia e Kosovës menjëherë ka arritur të identifikoj dy të dyshuarit.

I dyshuari kryesor është Dardan Krivaqa, 1992, nga Ferizaj i njohur për policinë dhe Arbër Sejdiu 1989 shtetas i Suedisë me banim ne Zvicër.

I dyshuari ka bashkëjetuar me viktimën që dy muaj por Policia sipas familjarëve ka arritur të arrestoj Arbër Sejdiun.

Krivaqa dyshohet të jetë përdorues i narkotikëve. Ndërsa e ndjera Osmani siç mëson IndeksOnline në trup kishte shenja të dhunës.

I dyshuari kryesor nuk është arrestuar ende.