Që në pikë të mëngjesit, kamerat kapin momentin kur autori vendos tr itol në makinën e policit në Durrës (video)

0
215

Makina e një efektivi policie shpërtheu me tr itol mëngjesin e sotëm në Durrës. Gazetari Leonidha Musaj ka siguruara për abcneës.al pamjet e momentit kur autori vendos lëndën pla sëse.

Kamerat e sigurisë në zonë kanë filmuar të gjitha lëvizjet e tij. Pasi vendos lëndën pla sëse, ai largohet menjëherë me shpejtësi.

Ngjarja ndodhur rreth orës 6:25, në lagjen nr.17 të qytetit. Tri toli u vendos në mjetin në pronësi Lulëzim Kastratit, punonjës policie.

Si pasojë e shpërthimit pati vetëm dëme materiale, ndërkohë që janë shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen. Sakaq, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje