Që nga e marta, i nxehti afrikan do të fillojë të humbasë fuqinë

0
92

I nxehti frikan i cili prej ditësh mbajti Mesdheun me temperatura shumë të larta , do të fillojë të humbasë fuqinë e tij duke u zëvëndësuar nga masa ajri më të freskëta ku pritet rënie e temperaturave në vendin tonë.

E martë, 17 gusht 2021

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta në orët e mesditës. Era do të me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi deri në 8-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie të lehta.

Temperaturat:

Zona malore 20/34°C
Zona e ulët 16/38°C
Zona bregdetare 20/343 °C

Kosova, e martë, 17 gusht 2021

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pasuara nga reshje shiu lokale. Era do të jetë me shpejtësi 7-8 m/sek. Temperaturat në ekstremet e tyre do të luhaten 17°C në mëngjes ndërsa në mesditë deri në 37°C .

E mërkurë, 18 gusht 2021

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare deri të dendura të pasuara nga reshje shiu të pakta në veri-lindje . Era do të me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi deri në 8-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.

Temperaturat:

Zona malore 17/33°C
Zona e ulët 16/35°C
Zona bregdetare 20/32 °C Sipas RTSH/Meteorologe: Rezarta Xhakollari./SYRI.net