Lajme

Qëlloi për vdekje vëllanë dhe kunatën, Policia gjen armën e vrasjes, Arsen Muskurti e kishte hedhur në koshin e mbeturinave

Advertisements

Tirana u trondit pasditen e djeshme nga një vrasje e dyfishtë që ndodhi në një biznes në rrugën “Islam Alla”, pranë Rrugës së Kavajës. Vëllai qëlloi për vdekje me armë zjarri të vëllanë dhe kunatën, Dritan dhe Nora Muskurti, duke i lënë të vdekur në vend.

Paraprakisht, shkak për ngjarjen mësohet se ka qenë konflikti mes dy vëllezërve për pronësinë e një agjencie udhëtimesh që dërgonte besimtarë në vendet e shenjta. Pikërisht, në ambientet e kësaj agjencie 38 vjeçari shkoi dhe vrau të vëllanë.

albsig

Dy orë pas ngjarjes, Arsen Muskurti u arrestua në shtëpinë e tij në zonën e “5 Majit” dhe pranoi autorësinë e krimit, por armën e krimit nuk e kishte me vete. Sot bëhet me dije se pistoleta është gjetur në një kosh mbeturinash përgjatë rrugës që kishte përshkruar autori. Më poshtë, dhe njoftimi i Policisë:

Advertisements

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Jetës arrestuan shtetasin A. M., 38 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese” kundër dy ose më shumë personave dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Shtetasi A. M., ditën e djeshme, në rrugën “Islam Alla”, ka vrarë me armë zjarri shtetasit D. M., 44 vjeç dhe N. M., 33 vjeçe. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit e dyshuar e përdorur gjatë krimit.”

Advertisements

Related Articles

Back to top button