Qepa e kuqe është një mrekulli për shëndetin, ka disa dobi

0
236

Qepa e kuqe është anëtar i familjes “allium”, është e pasur me komponentët që përmbajnë squfur, të cilat janë përgjegjëse për erën e saj dhe janë shumë të mira për ruajtjen e shëndetit. Ka disa ndikime pozitive:

Për sistemin kardiovaskular – Komponentët e squfurit pengojnë koagulimin dhe formimin e copëzave të trombociteve. Këta komponentë sulfurikë, përveç se ulin nivelet e kolesterolit dhe triglicerideve në gjak, gjithashtu përmirësojnë funksionimin e membranës qelizore të rruazave të kuqe të gjakut.

E mirë për kockat – Studimet kanë treguar se qepa e kuqe mund të ndihmojë në rritjen e densitetit të kockave dhe mund të jetë e dobishme për gratë gjatë menopauzës, pasi ato humbasin densitetin e kockave.

Gratë që kanë kaluar nëpër menopauzë, me konsumimin e përditshëm të qepës së kuqe, do të zvogëlojnë rrèzikun e frakturave të ndryshme. Pra, për këtë arsye përdoreni më shumë qepën e kuqe, pasi përbërësit e saj ndikojnë pozitivisht në indet lidhëse, për shkak se shumë komponentëve të indeve lidhëse, iu nevojitet squfuri për t’u formuar.

Anti-inflamator – Qepa e kuqe është e mirë në luftèn kundër inflamacionit. Antioksidantët të cilët gjenden në të, luftojnë inflamacionin duke parandaluar oksidimin e acideve yndyrore në trupin tuaj. Kur keni një nivel më të ulët të acideve yndyrore të oksiduara, trupi prodhon më pak molekula që janë përgjegjëse për inflamacion.

Mbron nga kànceri – Është dëshmuar se qepa e kuqe zvogëlon rrèzikun e sèmundjève të tilla si disa lloje kancèrèsh edhe kur konsumohet në mënyrë të moderuar. Qepa zvogëlon rrezikun e kàncèrit të zorrës së trashë dhe kàncèrit të vezoreve. Konsumoni më shumë qepë, në qoftë se doni të mbroni veten në aspektin shëndetësor.

Përfitimet e tjera – Qepa ka potencialin për të përmirësuar bilancin e sheqerit në gjàk dhe për të parandaluar infeksionet bakteriale. Përveç squfurit edhe përbërësi flavonoid quercetin, i cila gjendet në qepën e kuqe, ka veti antibakteriale.

Qepa e cila qëndron gjatë e copëtuar apo ekspozohet në temperaturë të lartë për më shumë se 10 minuta, humb efektet e saj medicinale. Andaj duhet këtë gjë ta keni parasysh dhe mos ta lini për një kohë të gjatë në temperaturë të lartë. Këto janë vetëm disa dobi që i kemi nga konsumimi i qepës së kuqe, por këto janë të mjaftueshme ta kuptoni sa e rëndësishme është dhe se ajo nuk duhet assesi të mungojë në menynë tuaj.