Lajme

Qeveria “i dorëzohet” hapjes së basteve? Edi Rama: Ka shumë para!

Advertisements

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka pritur në një takim kreun e KOKSH, atë të FSHF-së dhe federatave të tjera sportive për problematikën e basteve në të zezë dhe propozimin për formalizimin e tyre.

Në fjalën hapëse, Rama theksoi se bastet kanë qënë një e keqe e madhe, ndaj edhe u mbyllën në 1 janar 2019. Tanimë propozimi për formalizimin dhe rihapjen ka marrë masa konkrete, me Ramën që cek se nga bastet vijnë të ardhura të mëdha.

“Kjo ftesë është rezultat i një presion pozitiv që vazhdon prej shumë muajsh nga ana juaj që keni përsëritur në drejtim të qeverisë kërkesën për të konsideruar formalizmin e basteve sportive.

E kemi ndjekur këtë debat që keni hapur, ministrja e Arsimit dhe Sportit ka bërë komunikime me ju për t’iu dëgjuar nga afër shqetësimin, por edhe pretendimet tuaja. Padyshim që këtu bëhet fjalë për një sasi potenciale të ardhurash që do të ishin shumë të vlefshme për aktivitetin sportiv, qoftë për federatat e shumë sportit qoftë për FSHF. Kemi një kontekst i cili duhet kuptuar dhe për të cilin unë do them dy fjalë.

Advertisements

Ne vendosëm të ndalojmë lojërat e fatit duke pasur parasysh një situatë dramatike me pafundësinë e sallave të bingove dhe atyre makinetave, një shqetësim social për më të vegjlit, por edhe me situata dramatike të katandisura deri në tragjedi”, tha Rama.

Advertisements

Related Articles

Back to top button