Lajme

Qeveria që mbijetoi vetëm tre muaj e gjysmë, çfarë e rrëzoi Abazoviçin nga pushteti

Advertisements

Vetëm tre muaj e gjysmë qëndroi në post qeveria e pakicës e kryeministrit Dritan Abazoviç. Në rrëzimin e qeverisë malazeze luajti rol qëndrimi i Abazoviç ndaj kishës ortodokse serbe.

Parlamenti në Mal të Zi rrëzoi qeverinë e kryeministrit, Dritan Abazoviç natën e së shtunës (20.08). 50 nga 81 deputetë votuan natën e së shtunës me iniciativën e partisë së presidentit Milo Gjukanoviç dhe katër grupeve parlamentare.

Ekologjisti liberal Abazoviç kishte zemëruar dy javë më parë presidentin e vendit, sepse kishte nënshkruar një marrëveshje të kontestuar me kishën ortodokse serbe.

Kjo marrëveshje është mjaft e debatuar në Malin e Zi, sepse i jep të drejta të veçanta, kishës ortodokse serbe të kontrolluar nga Beogradi.

Mali i Zi shpalli pavarësinë në vitin 2006, atëherë në ujdi me shtetin serb. Sot qeveria në Beograd përpiqet përmes kishës dhe partive lokale proserbe e organizatave të tjera të ushtrojë ndikim në Malin e Zi, vend anëtar i NATO-s nga viti 2017.

Montenegro Parlament stimmt über einen Misstrauensantrag für die Regierung ab
Qeveria e pakicës pa mbështetje të fortë

36-vjeçari Abazoviç e mori postin më 28 prill, pasi qeveria e mëparshme proserbe u rrëzua nga parlamenti. Abazoviç ashtu si edhe presidenti Gjukanoviç konsiderohen me orientim perëndimor.

Qeveria e Abazoviçit ishte një koalicion shumë partiak i pakicës me partinë e tij URA, Të Gjelbrit, socialdemokratët, partitë etinke të shqiptarëve dhe boshnjakëve si edhe një partie proserbe.

Advertisements

Abazoviç do të vazhdojë të drejtojë qeverinë në detyrë, deri sa të zgjidhet kryeministri i ri./DW.

Advertisements

Related Articles

Back to top button