Qytetarja blen qumështin të skaduar tek “Rossmann & Lala”: Desh m’u helmua fëmija 6-muajsh!

0
64

Kontrolli i produkteve që tregtohen në Shqipëri, në këtë periudhë që jemi, është pothuajse zero. Shumë produkte të skaduara dhe që u ndryshohet data e skadencës, sikur të mos ketë ndodhur asgjë, janë denoncuar në redaksinë e JOQ ALBANIA.

Se fundmi, në redaksinë tonë, ka mbërritur një denoncim, nga një qytetare, për “Rossmann & Lala”. Qytetarja ka blerë te “Rossmann & Lala”, qumësht pluhur për fëmijë, por ka vërejtur që është i skaduar.

Për pak, fëmija i saj, desh e ka konsumuar, por është parë në momentin e fundit. Siç shihet edhe nga fotot e mëposhtme, produkti ka kohë që ka skaduar, madje në dy data.

Nëna e fëmijës 6-muajsh shkruan:

Per pak sa na esht helmuar fejmija 6 muajsh tek ROSMAN LALA! Ju lutem se ka shum nena te reja qe blejm qumesht pluhur tek rosman dhe sdinc ca blejn un si nene e re qe jam e pësova por doja ta nxitja dhe tek ju si faqe me e madhe qe jeni pastaj neser do e denoncoj dhe tek Aku. Ne kuti e kan ber nga 2020 ne 2021 ndërsa ne paketimin brenda shikojeni foton tjeter.

Lidhur me denoncimin, stafi i JOQ ALBANIA kërkoi një reagim nga “Rossmann & Lala”. Një ditë më pas “Rossmann & Lala” u përgjigj, duke u shprehur se pas e-mailit tonë, ka kontaktuar klientin. JOQ insistoi për një përgjigje mbi produktin, që si është e mundur që vazhdonte të tregtohej edhe pse kishte skaduar, por për këtë nuk pati asnjë reagim tjetër.

Pas kësaj, JOQ ALBANIA, kontaktoi me qytetaren, e cila ka bërë denoncimin. Vetë qytetarja e konfirmoi se ishte kontaktuar nga “Rossmann & Lala” dhe se stafi i kishte marrë edhe kuponin tatimor. JOQ shpreson që rasti në fjalë të jetë zgjidhur, por bën thirrje që institucionet përgjegjëse të kontrollojnë çdo produkt që u shitet qytetarëve shqiptarë.