Lajme

Ra pre e atentatit në Shkodër, 25 vjeçari u qëllua me 19 plumba: Po kthehesha në shtëpi, dy persona erdhën me motor

Advertisements

Alban Bruçi, 25 vjeçari që ra pre e një atentati mbrëmjen e djeshme, ka thënë në Policinë e Shkodrës se nuk ka konflikte me persona të tjerë dhe nuk e di kush mund ta ketë qëlluar. Ai lëvizte me një mjet Audi A3, kur është qëlluar me breshëri plumbash por fatmirësisht s’ka marrë asnjë plagë.

Burimet bëjnë me dije se drejt të riut është qëlluar me të paktën 19 plumba. Alban Bruçi ka qenë i ndaluar nga Policia për një sulm të tillë me armë ndaj një personi tjetër vite më parë, shkruan newsbomb.al.

“Nuk e kam idenë se kush mund të jenë autorët e kësaj ngjarje. Kam qenë duke shkuar në shtëpi kur dy persona me motoçikletë u afruan dhe qëlluan ndaj meje. Në atë moment u mundova që të shpëtoj dhe eca pak metra me makinë.

Pasi u larguan nuk kisha marrë asnjë plumb dhe menjëherë erdha në polici për të treguar ngjarjen. Nuk kam konflikte me persona të tjerë dhe nuk e di se kush mund ta ketë bërë”, mësohet të ketë thënë në polici Alban Bruçi.

Disa prej plumbave kanë përfunduar në xhamin e automjetit dhe në derën e makinës por objektivi i këtij atentati ka arritur që të shpëtojë. Automjeti i tij edhe pasi është qëlluar ka lëvizur disa metra deri në vendin ku është ndaluar dhe atentatorët janë larguar.

Advertisements

25 vjeçari Alban Bruçi ka dalë nga makina duke u larguar me shpejtësi dhe duke bërë denoncimin në polici. Efektivët dhe prokuroria vijojnë punën për sqarimin e plotë të rrethanave, dokumentimin ligjor të kësaj ngjarje si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Advertisements

Related Articles

Back to top button