Radhë e gjatë mjetesh në Pikën Kufitare të Qafë Botës, pala greke punon vetëm me 1 sportel, qytetarët të detyruar të kryejnë testet e shpejta

0
44

Radhë të gjata mjetesh në Pikën Kufitare të Qafë Botës, teksa shkak për këtë është bërë testi i shpejtë që u kërkohet qytetarëve që do të udhëtojnë drejt Greqisë.

Në vonesën e qytetarëve po ndikon edhe pala greke, e cila punon vetëm me 1 sportel, në të cilin kryhen dhe teste e shpejta, duke bërë që qytetarët të presin me orë të tëra në radhë.

Edhe në doganën e Kakavijës janë shënuar radhë të gjata mjetesh, ku qytetarët shqiptarë kanë pritur për shumë kohë për të kaluar në tokën greke.

Nga data 1 deri në 20 gusht në Shqipëri kanë hyrë 29.148 persona, nga të cilët 20.184 të huaj, ndërsa kanë dalë 21.000, ku 14148 ishin të huaj dhe pjesa tjetër shqiptarë.