HomeLajmeRama: Ballkani i Hapur do të sjellë njohjen e Kosovës nga Serbia,...

Rama: Ballkani i Hapur do të sjellë njohjen e Kosovës nga Serbia, duhet të bashkëpunojmë jo të shpallim tradhtarë

Rama: Ballkani i Hapur do të sjellë njohjen e Kosovës nga Serbia, duhet të bashkëpunojmë jo të shpallim tradhtarë

Kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendit teksa po prezanton programin e qeverisë është ndalur edhe tek çështja e “Ballkanit të Hapur”. Rama e cilësoi edhe njëherë si “pjellë” të procesit të Berlinit, ndërsa kritikoi sërish qeverinë e Kosovës duke theksuar se Ballkani i Hapur nuk është devijim aga rruga evropiane, por një zgjidhje për të rritur bashkëpunimin në rajon.

Nuk është e rastit pozicioni i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut kur deri dje një gjysëm satrapi ballkanik atje në Shkup i trajotnte shqiptarët si pakicë kombëtare, duke bërë sikur bashkëqeveriste me ta. Pa e çuar në mendje tu hapte rrugë as për të drejtën elementare të barazisë së gjuhës shqipe. Si gjyha e një populli pa të cilin ai shtet nuk rri dot në këmbë, sepse shqiptarët në Maqedoni janë popullsi shtet-formuese. Aty ishin edhe dje faktorët politikë shqiptarë në Maqedoni, por politika e jashtme e SHqipërisë e kishin mëndjen te fushatat e tyre elektorale, jo te përparimi i të drejtave të bashkëkombasëve tanë në atë shtet. Ju kujtohet sa shumë u kritikua platforma e Tiranës, por edhe sa shumë ndikoi në ato proçese.

Prandaj duhet ti kenë parasysh faktet që janë prodhur në dobi të shtetit dhe kombit shqiptar nga politika jonë e jashtme të gjithë ata që më shumë bëjnë sikur nuk e kuptojnë sesa nuk e kuptojnë Ballkanin e Hapur.

“Ballkani i Hapur nuk është lojë e Serbisë. Nuk është as konsipracion rus apo kinez për të ringjallur Jugosllavinë. Nuk është devijim nga rruga e anëtarësimit të BE as nga proçesi i Berlinit. Të gjitha këto janë përralla me gogol, në një luftë nga Facebook dhe kolltuku. Kosova dhe Shqipëria atë armik e kanë mundur realisht falë SHBA-së, kundër xhahilit të Beogradit si dhe falë UÇK.

Foshnjat që lindën në atë luftë dhe janë bërë burra dhe gra sot nuk ia kanë borxh politikës që luan luftash me Serbinë as në Prishtinë as në Tiranë. Nuk ia kanë borxh që Kosova e nxitur edhe nga Tirana për politika që skanë të bëjnë me kombin ti humbasë në paqe si në një ruletë kazinoje politike, ku bllofet për politikë të brendshme me atë të jashtme pasojnë njëra tjetrë të gjitha kreditit ndërkombëtare që janë fituar me gjak, janë fituar me dhimbje, po punë shumë të madhe diplomatike, por për Kosovën ne mund të flasim jo të vendosim. U takon atyre të marrin vendime dhe ne na takoj ti respektojmë. Ama për Shqipërinë vendosin autoritetet Shqipërisë dhe ata duhet ti respektojnë vendimet tona. Nëse nuk na pëlqejnë ti diskutojmë vëllazërisht, por jo ti shpallim si tradhtarë dhe konsipracionistë ruso-kinezë, si filo-serb, si nostalgjiko jugosllav, ata që mendojnë ndryshe.

Duke luajtur harushë me dhimbjet e njerëzve. Të përvëluar në mish dhe shpirt nga lufta por edhe me padijen e kësaj ane dhe asaj që pushkët i nxjerrin në Facebook për të sharë. Ballkani i Hapur është pjellë e procesit të Berlinit për të ecur më shpejt me lirinë e lëvizjes së njerëzve pa pritur që të na mbledhë njëherë në vit për të bërë një mbledhje të radhës. Në procesin e Berlinit ishte edhe Korridori blu. Ku është? Ballkani i Hapur nuk merr përsipër asgjë që është kundër proçesit të Berlinit, por mundëson që ta nxjerrin vetë gomarin nga balta, pa pritur që të na iki edhe enjë 10 vjeçar tjetë siç na iku i pari duke shpresuar se do vijnë nga Brukseli e Parisi të na tërheqin litarët ndërkohë që ne thurim tym me njëri tjetrin ” tha Rama.

Destinacioni ynë është realiteti i Bashkimit Evropian.

Ballkani i Hapur është i njerzëve që nuk duan të presin me orë në kufij.

Ballkani i Hapur është i fermerëve shqiptarë që janë eksportuesit më të mëdhenj në rajon. Ballkani i Hapur është i turistëve që nuk duna të humbin kohë.

Ballkai i Hapur është i punëtorëve që nuk duan të meren me letra pa fund.

Ku është tradhëtia këtu ?

Do përfitoj Serbia ? Serbia edhe me Ballkanin e mbyllur e ka mbytur me mallra tregun e Kosovës. Shqiptarët e marrë së bashku të faktorizuar janë më të fortë se serbët.

A duhet të kërkojë falje Serbia ? Po. A duhet ta njohë Serbia Kosovën?! Sigurisht!

Por si arrihet te kërkesa e faljes ? Duke u hapur dhe duke u afruar në gjëra që janë në dobi.

Must Read

spot_img