Rama barazoi Bregoviçin me Dua Lipën, Berat Buzhala: Nuk mundet me kanë ma skandaloze se kaq, edhe Kusturica është mysliman me babë e nanë, ama kujna i ka shërby?

0
73

Ai shton se nëse Bregoviçi paska qenë kroat po aq sa serb e musliman, atëherë përse nuk ka jetuar në Zagreb gjatë luftërave, por në Beograd.

Gazetari dhe analisti nga Kosova, Berat Buzhala ka kritikuar kryeministrin Edi Rama pasi ky i fundit teksa komentonte incidentet e regjistruara në koncertin e Goran Bregoic në Korçë.

Në një postim në Twitter, Buzhala, referuar fjalëve që shtroi Rama se nëse shqiptarët i sulen Bregoviçit sepse është serb, atëherë ku qëndron ndryshimi me serbët që kritikojnë Dua Lipën sepse është kosovare, shkruan se nuk mund të ketë krahasim më skandaloz se kaq.

“Shqiptaret qe protestuan kunder Bregovicit jane te njejte me serbet qe protestuan per Dua Lipen. Huqja nuk mundet me kane ma skandaloze se kaq,”- shkruan Buzhala.


Statusi i Buzhalës
Por, gazetari nuk e ka lënë me kaq. Në një tjetër postim, Buzhala komenton disa fjalë të tjera të shkruara nga Rama. Ai shton se nëse Bregoviçi paska qenë kroat po aq sa serb e musliman, atëherë përse nuk ka jetuar në Zagreb gjatë luftërave, por në Beograd.

Buzhala thotë më tej se edhe Kusturiza (Emir Kusturica, një actor serb), është musliman, por s’i ka shërbyer askujt.

“Edi Rama nuk e ka as idene ma te vogel se cka po fole. Ky mendon qe kosovaret dhe serbet jane te njejte. Ky mendon qe edhe serbet edhe shqiptaret jane te barabarte, ne krime dhe ne vuajtje. Paramedojeni, e barazon Dua Lipen me Goran Bregovicin. Me Goranin qe ka kendu kunder bombardimeve te NATO’se, me Goranin qe e ka pase shok personal Radovan Karaxhicin.  Ani kur po thojne, baben kroat, nanen serbe, bashkeshorten myslimane.  O vorr, Kusturica eshte mysliman me babe e me nane, ama kujna i ka sherby. Nese Bregovici koka kroat po aq sa serb e mysliman, atehere pse nuk jetoji gjate lufterave ne Zagreb a Sarajeve, por ne Beograd?”- shkruhet në statusin tjetër.

Kryeministri Edi Rama i quajti mesjetarë dhe fashistë shqiptarët që sulmuan një natë më parë Bregoviçin. Kreu i Qeverisë shtonte se një serb që i hakërret Dua Lipës në rrjetet sociale vetëm sepse ajo është një kosovare krenar, nuk ndryshon askund me shqiptarët që iu sulën mbrëmë Bregoviç-it, duke barazuar yllin ndërkombëtar me origjinë shqiptare me Bregoviç./(F.m/dosja.al)