Rama e nis ditën me pamje nga Thumana: 278 apartamente në 14 pallate dhe 155 banesa individuale në shërbim të qytetarëve (VIDEO)

0
50

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme e ka nisur me kantierin në qytetin e Thumanës. Qyteti që po rindërtohet pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit të 2019.

Rama në postimin e tij shkruan “278 apartamente në 14 pallate, 155 banesa individuale, infrastrukturë moderne, shëtitore, terrene sportive, hapësira të gjelbërta, shkolla e kopshti “Ramazan Jangozi”, dhe qendër komunitare në shërbim të banorëve”.

“MIRËMËNGJES 😊 dhe me kantierin e qytezës së re të Thumanës, ju uroj një ditë të mbarë🙏

***278 apartamente në 14 pallate, 155 banesa individuale, infrastrukturë moderne, shëtitore, terrene sportive, hapësira të gjelbërta, shkolla e kopshti “Ramazan Jangozi”, dhe qendër komunitare në shërbim të banorëve🏡🏠 🏢🌳” shkruan kreu i Qeverisë në postimin e tij.