HomeLajmeRama i përgjigjet Bashës: Mos imito atë të Foltores, hallin s’ta zgjidhim...

Rama i përgjigjet Bashës: Mos imito atë të Foltores, hallin s’ta zgjidhim dot, ekonomia në rritje, kriza globale

Kryeministri Edi Rama replikoi me kryedemokratin Lulzim Basha pasi ai e fundit e akuzoi për keqmenaxhim të situatës në kushtet e krizës energjetike. Rama u shpreh se ekonomia është rritur dhe do vazhdojë të rritet pavarësisht tërmetit dhe pandemisë së COVID. Ai shtoi se kriza nuk ka prekur vetëm Shqipërinë por të gjithë shtetet nga Kosova deri në SHBA dhe të gjitha shtresat.

“Zoti Lulzim ta kam thënë edhe personalisht,. Mos imito atë të foltores sepse origjinali është gjithmonë më i besushëm se kopja. Një burrë që vë kujën me fjalën të cilat sip rind pa diskutim u thuya përditë fëmijëve të tu që nuk përdoren asnjëherë dhe e bën këtë në mes të 139 burrave dhe grave dhe në sy të kushedi sat ë tjerëve që na ndjekin. Është një burrë një pikë të hallit. Hallin që ke sado të ta qajmë nuk ta zgjidhim dot.

FMN-në e kam këtu përpara. Po e citoj. “Ekonomia e Shqipërisë ka treguar qëndrueshmëri pas tërmetit dhe pandemisë. Pas 2020 aktiviteti ekonomik po ringrihet fuqishëm ashtu si thotë që me një tjetër mandat qeveriva është e mirëvendosur për të adresuar sfidat”. Dhe Më tutje “pas një periudhe kontraktimi me 4% në vitin 2020” e cila është shumë më pak se parashikimi fillestar apo ku e ku më pak se parashikimi juaj. Ekonomia po ngrihet fuqishëm. Ne kemi parashikuar mbi 8% në vitin 2021. Nuk po vazhdoj më tutje me FMN. Kjo është FMN.

Më tutje përsëritet këtu prapë. Është e njëjta gjë që bën që kur ke hyrë në këtë sallë si kryetar i opozitës. Përsërit duke u thënë shqiptarëve që kemi vajtur të marrim borxh. Para një jave u the u rrit çmimi i energjisë. Sot nuk përsëritet që çmimet janë rritur vetëm në Shqipëri. Në Kosovë deri në Amerikë çmimet janë rritur. Gjithë bota flet për një krizë globale për të mëdhenj dhe të vegjël. Për të pasur dhe jo të pasur. Këtë kam bërë dhe do ta bëj gjithmonë. Kur i gjithë vendi përballet me një krizë të kësaj natyre”, u shpreh Rama. m.v/Abcnews.al

Must Read

spot_img