Lajme

Rama: Komuniteti Politik Evropian jo ide e re, por rilindje

Advertisements

“Nuk është ide e re, por rilindje kur ka kohë krizash dhe shpresojmë mos të kemi kriza të tjera”.

Kështu është shprehur Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një deklaratë për gazetarët përpara nisjes së takimit të parë të Komunitetit Politik Evropian, një nismë e propozuar nga presidenti francez, Emmanuel Macron dhe e mbështetur gjerësisht në kontinent.

Sipas tij, Shqipëria është pjesë e rajonit, Ballkanit Perëndimor “dhe për në është e rëndësishme që BE të mos ketë një mur, por të jemi gjithë së bashku”.

Takimi i parë do të shohë pjesëmarrëse 44 vende nga Evropa.

Teksa, në fjalët hapëse, reflektimin e tij do ta mbajë edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama, i cili përfaqëson rajonin e Ballkanit Perëndimor në Takim.

Advertisements

/Albanianpost.com

Advertisements

Related Articles

Back to top button