Rama “kritikoi” Bullgarinë, analisti Latifi i kthehet keq: Maqedonia nuk do ta kishte bërë për ne, ata nuk kanë lënë mjet pa përdorur për të shkombëtarizuar shqiptarët

0
280

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme në Forumin Strategjik për të ardhmen e Europës të mbajtur në Bled të Sllovenisë i kërkoi Bullgarisë që “të bëhen ballkanas, në mënyrë që të hapin rrugën drejt BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”.

Por “kritikat” e Ramës nuk i kanë pëlqyer analistit nga Kosova Blerim Latifi, i cili në një postim në rrjetet sociale i është kthyer keq kryëministrit Rama. Ai thotë se shqiptarët nuk kanë asnjë problem me bullgarët, përkundrazi, pas kroatëve, ata janë populli më miqësor i shqiptarëve në Ballkan.

Sipas tij, atë që Rama sot e bëri për Maqedoninë në Slloveni, kryeministri maqedon kurrë nuk do ta bënte për Shqipërinë. Latifi shprehet se historikisht : maqedonasit nuk kanë lënë mjet pa përdorur për t’i shkombëtarizuar shqiptarët e Maqedonisë, përjashto spastrimin etnik, të cilin nuk kanë qenë në gjendje ta zbatojnë, se po të ishin natyrisht që nuk do ta kursenin.

Postimi i plotë:

Kritikat e ashpra që sot Rama ja paska bërë Bullgarisë në Slloveni në sytë e kryeministrit bullgar, janë absurde. Në vend se të luftoj për ta shkëputur perspektivën e integrimit të Shqipërisë në BE nga perspektiva e ish republikave jugosllave, ai vazhdon të zhytet edhe më thellë në moçalin e ndotur të tyre. Shqiptarët nuk kanë asnjë problem me bullgarët.Përkundrazi, pas kroatëve, ata janë populli më miqësor i shqiptarëve në Ballkan. Atë që Rama sot e bëri për Maqedoninë në Slloveni, kryeministri maqedon kurrë nuk do ta bënte për Shqipërinë. Në fakt historikisht ka ndodhur e kundërta: maqedonasit nuk kanë lënë mjet pa përdorur për t’i shkombëtarizuar shqiptarët e Maqedonisë, përjashto spastrimin etnik, të cilin nuk kanë qenë në gjendje ta zbatojnë, se po të ishin natyrisht që nuk do ta kursenin. E gjithë bota e di se krejt ajo që quhet histori, gjuhë e kulturë e sllavëve maqedonas, në thelb, përbëjnë vjedhje të trashëgimisë bullgare, e se populli maqedonas është thjesht një sajesë konjukturale e Titos. Jugosllavia e Titos ka vdekur dhe Ballkani nuk do të qetësohet kurrë derisa nuk lihet pas e gjithë trashëgimia e tij.