Lajme

Rama nuk “zë rehat” me drejtorët e policisë

Advertisements

Nga Esiona Konomi

Kur mori pushtetin në vitin 2005, Sali Berisha pranoi të punonte për dy vjet rresht me kreun e policisë së shtetit që i kishte lënë Fatos Nano. Kryepolici Bajram Ibraj, u lirua nga detyra vetëm në vitin 2007. Gjatë tetë viteve të tij në pushtet, Berisha caktoi vetëm dy shefa policie.

Dy vjet Drejtues i Përgjithshëm i Policisë ishte Ahmet Prençi, ndërsa për 4 vitet e mandatit të dytë, policinë e qeverisjes demokrate, e drejtoi Hysni Burgaj.

Menjëherë sapo mori pushtetin në vitin 2013, Edi Rama e shkarkoi drejtorin e policisë të trashëguar nga pushteti i demokratëve. I besuari i parë i Edi Ramës dhe Saimir Tahirit, ishte Artan Didi.

Pas sulmeve të opozitës për kanabizimin e vendit, kryeministri vendosi të largojë Didin dhe të provojë një figurë të re në krye të policisë.

Haki Çako i drejtoi uniformat blu për rreth 3 vjet, por në fillim të vitit 2018, kryeministri socialist ishte sërish i parehatuar me perfomancën e policisë, dhe provoi sërish ta pastronte peshkun nga koka.

Ylli në ngritje u bë Ardi Veliu, me të cilin sërish Rama u divorcua brenda dy vjetësh.

Në tetor të vitit të shkuar, kreu i qeverisë, eksperimentoi një format tjetër kryepolici.

Gledi Nano, i servirur më herët në publik si polici modern e inteligjent me suksese të dallueshme si drejtues anti-terrorit, u ul në karrigen më të lartë të policisë.

Nano u bë kështu firma e 5-të e Edi Ramës për ndërhyrje në krye të policisë.

Por pa u mbushur një vit nga marrja e detyrës së Nanos, raportohen ftohje të tij me qeverinë dhe po zë vend ideja e një zëvendësimi të tij brenda kësaj jave.

Advertisements

Nëse Edi Rama firmos një emër të ri në krye të policisë, kjo do të përbënte provën e 5-të të kryeministrit për të ndërtuar “policinë që duam”. /abcnews.al

 

Advertisements

Related Articles

Back to top button