HomeLajme“Rama vdes për të dalë pak në mediat e huaja”, Aulon Kalaja...

“Rama vdes për të dalë pak në mediat e huaja”, Aulon Kalaja për çështjen e afganëve: Kryeministri bëri në kokën e tij, vetëm Enver Hoxha i bënte gjërat në emër të popullit

Gazetari Aulon Kalaja ka zhvilluar një intervistë për Fax News këtë të enjte, ku ka folur për situatën në Afganistan dhe ofrimin e qeverisë Shqipëtare për të strehuar qindra shtetas afganë.

Aulon Kalaja deklaroi se Kryeministri Edi Rama vdes për të dalë pak në mediat e huaja dhe po përfiton nga kjo çështje e ndjeshme, teksa Shqipëria është vetëofruar për të pritur afganë.

Sipas Aulon Kalasë, vetëm Enver Hoxha i bënte gjërat në emër të popullit, një gjë të cilën e thotë sot dhe Kryeministri Rama.

“Bërja në kokën e tij duke u identifikuar me të gjithë shqiptarët është bolshevike. Pra Enver Hoxha i bënte gjërat në emër të popullit. Në kohën e komunizmit bëheshin gjërat në emër të popullit. Rama i ka bërë gjërat në kokën e vet. Unë gjykoj po të pyesësh shqiptarët do të marrësh përgjigje tjetër. Rama vdes për formën dhe jo për përmbajtjen. Vdes për të dalë pak në gazetat më prestigjoze. Ky është një lajm i ndjeshëm. Shqipëria është vetëofruar për të marrë afganët dhe natyrisht do të kishte vëmendje në mediat ndërkombëtare. Kryeministri Rama është i fiksuar për të dalë në media, në një kohë kur ne kemi një mijë halle të tjera”, u shpreh gazetari.

Gazetari Kalaja nuk i beson premtimeve të Talibanëve se kanë ndryshuar. Ai shtoi se organizmi i evakuimit të personave të rrezikuar lë shumë për të dëshiruar.

“Në Afganistan nuk ka kundërshtar por ka armiq, pavarësisht atyre që thonë Talibanët. Masat duhet të ishin marrë edhe më herët për ngritjen e kampeve. Nuk është hera e parë që bota përballet me kriza të tjera. Organizmi linte shumë për të dëshiruar. Ka pasur justifikime të ndryshme që marrëveshjen e bëri ish-Presidenti. Në rast se marrëveshja e Trumo ishte e gabuar, atëherë çfarë e pengoi Biden për ta rinegociuar marrëveshjen”, theksoi ai.

Në fund, Aulon Kalaja tha se Rama po e përdor këtë çështje për një agjendë personale. Kalaja po ashtu u shpreh se nuk i pëlqeu arroganca e Kryeministrit ‘më ka votuar populli dhe unë marr vendime për pollin’.

“Të rikthehemi te vendi jonë. Rama për fat të keq po e përdor për një agjendë personale të gjithë këtë histori.Nuk më pëlqen arroganca e tij. E para nuk ka bërë transparencë dhe e dyta kishte dozë arrogance ‘më kanë votuar shqiptarët dhe unë marr vendime për ta’. Këto çështje shtrohen edhe për referendum në vende demokrate. Kjo ishte krize e shpejtë por të paktën Kryeministri duhet të ishte më i përulur ndaj atyre që ai i konsideron se e kanë votuar, sepse për mua ka pikëpyetje të mëdha marrja e mandatit të tretë, por kjo është çështje tjetër”, përfundoi ai./(E.H/Faxweb.al)

Must Read

spot_img