Raporti i Pandemisë: 22 kosovarë humbin jeten nga Covidi, infektohen edhe 1894 të tjerë

0
101

Raporti i fundit i pandemisë është publikuar para pak çastesh nga Ministria e Shëndetësisë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë infektuar 1894 persona të rinj në Kosovë, duke e rritur edhe më shumë numrin e rasteve aktive.

Përveç kësaj, 22 persona kanë humbur jetën për një ditë, përcjell Periskopi.

Gjatë ditës së djeshme u raportuan 26 të vdekur, çka e bën numrin e të vdekurve për tri ditët e kësaj jave në 68.

Statusi i plotë:

01 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 15.835 doza të vaksinës kundër COVID-19.

ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 841.591 doza të vaksinës.

ℹ Deri më sot 284.269 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

ℹ Nga 14.284 testime, 1.894 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 22 raste të vdekjes.

ℹ Sot janë shëruar 1.354 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 117.011.

ℹ Në total numri i rasteve aktive është 27.404.