Rasti i Marigonës : Dietologia shqiptare qan para kamerave: Rrini pa bukë dhe u blini vajzave libra, nuk flas dot për nënën e Marigonës

0
73

Nutriticionistja dhe dietologia Diola Dosti-Baftiu ka shpërthyer në lot gjatë një transmetimi LIVE në Facebook.

Ajo ka folur për rastin e v r asjes së Marigona Osmanit në Ferizaj nga partneri i saj pasi e rr a hu barbarisht. Baftiu ka ap eluar te të gjithë prindërit që të përkushtohen më shumë te vajzat e tyre dhe të mos ju paguajnë damsa të shtrenjta por më mirë t’i blejnë libra.

Ajo më tej është shprehur se në vendin tonë të quajnë k*rvë nëse ankohesh për burrin, por ajo është krenare ta quajnë të tillë nëse duhet të mbrojë veten.

Ndërsa për nënën e Marigona Osmanit ajo zgjodhi të mos flasë, pasi nuk e imagjinon dot si mund të ndihet ajo nënë në këto momente.

“Ajo vajzë kishte shumë për të thënë. Mos hiqni dorë së edukuari vajzat tuaja. Rrini pa bukë dhe blini libra. Mos i paguani dasma kot më kot nga 20 mijë euro, por blini libra. Blini tru. Hiqni dorë nga budalliqet. Blini vajzave tru. Ky është mesazhi im. Nëna nëse më dëgjoni. Nuk gu xoj të vendos veten time në vend të nënë së Marigonës. Nuk mundem, sepse nuk e di si është ajo nënë. Jam tme rrsisht e p rekur. Ja Djola që në mëngjes. Ja çfarë po bëj.

Ja si ja kam bërë bibliotekën vajzave. Me aq sa kam mundësi, ama të gjitha qejfet e mia.

Mos shikoni jetën e Facebook-ut ore, se aty jam e qeshur, e dashur. Po sepse jam produkt i një dashurie shumë të madhë. Ju nuk e dini çfarë kalon një femër për të arritur diku. Nuk mi ka bërë njeri gati, i kam bërë vetë. Unë e di që shumë vajza që an kohen për burrin e tyre quhen k*rva.

Më falni që e them, po quhemi k*rva sepse marrim vendime që heqim dorë nga gjëra që nuk duam të nënshtrohemi. Unë jam krenare që jam një k*rvë e madhe biles. Ky vend ka marrë totalisht për kot,” tha ajo mes lotesh.