Rasti në Fier, Erion Braçe: Qëkur u mbyllën spitalet, askush s’po kujdeset për të sëmurët! Shteti thotë “me budallain mos u merr”

0
36

Deputeti socialist Erion Braçe thotë se qëkur spitalet për personat që vuajnë nga probleme të shëndetit mendor janë mbyllur, me këta persona nuk po merret askush. Ai shkruan pas ngjarjes që ndodhi mbrmëjen e djeshme në Fier, ku një fëmijë 8 vjeç u vra nga fqinji i tij.

“Qysh kur spitalet per te semure te tille u mbyllen, askush, po askush, nuk merret me te semuret, askush nuk mbikqyr shendetin e tyre mendor dhe menyren e tyre te te sjellurit ne territor, qofte ne aspektin e ligjit, qofte ne aspektin e shendetit mendor, qofte edhe ne aspektin e rrezikut permanent per familjare e komunitetin”, shkruan ai.

Më tej, deputeti “shënjestron” dhe agjencitë shtetërore për të cilat thotë se të sëmurin e shquajnë si budalla.

“Agjencite tona te semurin e shquajne si budalla e per to, “me budallain mos u merr” apo “budallait hapi rruge”, nderkohe qe ai ben barbari sic ajo e zbuluar dje! Pra vepra, pune konkrete, jo llafe”, shton Erion Braçe.

Shënimi i plotë i deputetit:

Po po barbar ky! Shihjani fytyren e shperndajeni, nuk duhet harruar! Por megjithate, krime te tilla ndaj femijeve, nuk ndalen me kaq! Ne, agjencite ligjzbatuese te shtetit, ato te sigurise e ato te kujdesit mendor, kemi mundesi te bejme shume me teper se fjalet plot dhimbje e diskuzimet plot mllef, te merituara.

Ne, duhet te nisim menjehere shqyrtimin, diskutimin dhe miratimin e ligjit, mberritur ne Kuvend nga shoqeria civile e qe krijon nje rregjister te personave te hetuar, gjykuar e denuar per krime seksuale, ne permiresim te tij edhe per persona qe kryejne krime ndaj femijeve! Qe mos mbetemi tek llafet, duhet te shkojme tek ligjet!

Nderkohe agjencite e zbatimit te ligjit, policia e para, agjencia e kujdesit edhe ndaj shendetit mendor, duhet te bashkepunojne, kryqezojne informacionin dhe te kryejne sot e ne vijim “inventarin social e shendetesor”, ne territor, te shtetasve me probleme te renda e qe perbejne rrezik per komunitetin, femijet, grate e vajzat.

Qysh kur spitalet per te semure te tille u mbyllen, askush, po askush, nuk merret me te semuret, askush nuk mbikqyr shendetin e tyre mendor dhe menyren e tyre te te sjellurit ne territor, qofte ne aspektin e ligjit, qofte ne aspektin e shendetit mendor, qofte edhe ne aspektin e rrezikut permanent per familjare e komunitetin.

Agjencite tona te semurin e shquajne si budalla e per to, “me budallain mos u merr” apo “budallait hapi rruge”, nderkohe qe ai ben barbari sic ajo e zbuluar dje! Pra vepra, pune konkrete, jo llafe!