“Rebelohen” demokratët, shikoni çfarë kanë bërë para kutisë së votimit në Parlament (FOTO)

0
83

Ashtu siç ishte paralajmëruar, Partia Demokratike ka vendosur të votojë kundër zgjedhjes së Lindita Nikollës si Kryetare e re e Kuvendit.

E mesa duket, për të shmangur ndonjë rrjedhje votash, demokratët kanë zgjedhur ta grisin fletën e votimit dhe ta hedhin jashtë kutisë.

Edhe kryetari i PD Lulzim Basha pasi ka marrë në dorë fletën e votimit e ka grisur dhe më pas e ka hedhur në tokë.

Mbetet për t’u parë nëse ky është qëndrimi radikal që PD do të mbajë me punimet në parlament gjatë të gjithë sesionit të ri.

I vetmi që nuk do të marrë pjesë në votim është ish-kryeministri Sali Berisha, i cili pas betimit, braktisi menjëherë seancën.