ADS
HomeLajmeRegjisori serb pret që pas Afganistanit, SHBA-ja të tërhiqet edhe nga Kosova

Regjisori serb pret që pas Afganistanit, SHBA-ja të tërhiqet edhe nga Kosova

Regjisori serb Boris Malagurski, ka reaguar pasi talibanët morën kontrollin e Afganistanit pas tërheqjes së trupave të SHBA-së nga atje.

Malagurski ka krahasuar tërheqjen e trupave amerikane fillimisht nga Vietnami dhe së fundmi nga Afganistani me mbishkrimin a e ka radhën Kosova?

Kjo ka ngjallur reagime përmes komenteve, kryesisht nga shqiptarët të cilët e kanë quajtur qesharak.

Në vitin 2019 dokumentari i Malagurskit “The Wight of Chains 3”, kishte ngjallur reagime të shqiptarëve në SHBA pasi kishte nisur të shfaqej në kinematë e New York-ut.

Në këtë dokumentar ai pretendonte se NATO gjatë bombardimeve ka përdorur uranium të varfëruar, ndërsa viktima i ka paraqitur shqiptarët dhe serbët, sipas tij pas bombardimeve ishin trefishuar rastet me kancer në Kosovë. /Zëri

Must Read