Rektori shqiptar feston 55-vjetorin brenda ambienteve te universitetit (Video)

0
83

Ambientet e Universitetit të Elbasanit, të boshatisura nga studentët janë shëndërruar në sallë festash.

Në bibliotekën e universitetit është festuar dhe kërcyer për ditëlindjen e rektorit të Universitetit të Elbasanit, Skënder Topi.

Në videon e publikuar në rrjetet sociale, duket rektori Skënder Topi i cili kërcen nën ritmet e këngëve popullore së bashku me kolegët për të festuar ditëlindjen e tij të 55-të.

Rektori mesa duket e ka parë bibliotekën e universitetit si një vend më të përshtatshëm se sa ambientet e një lokali për të festuar ditëlindjen me kolegërt e tij.

Pas publikimit të pamjeve në rrjet, rektori Topi nuk ka pasur asnjë reagim lidhur me kthimin e ambienteve të universitetit në sallë festive.