Lajme

Rëndohet bilanci/ Atentat i mirëorganizuar me dy të vrarë në Vlorë dhe një i plagosur, bllokohet autostrada, autorët qëlluan me breshëri kallashnikovi

Advertisements

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot vendin, ku dy persona janë vrarë në një atentat me armë zjarri në Vlorë.

Atentati ka ndodhur pranë fshatit Panaja, ndërsa mësohet se autorët kanë qëlluar drejt një makine, ku ndodheshin dy personat.

Po ashtu, burime bëjnë të ditur se është gjetur edhe një automjet i djegur, që dyshohet se i përket autorëve.

Atentati ka ndodhur në autostradën Fier-Vlorë, ndërsa mësohet se autorët e kanë qëlluar makinën nga pas.

Advertisements

Ndërsa sipas burimeve, në spitalin e Vlorës është paraqitur edhe një person i plagosur.

Advertisements

Related Articles

Back to top button