Rrëqeth në shpirt vëllai i vajzës nga Fieri që ia morën jètën me bukë në gojë: Ma tha gruaja ime shtatzënë lajmin, motra sa ishte kthyer nga puna

0
148

Armando Bengaj, vëllai i Sabrina Bengajt, e cila mbeti vik timë pasi u që llua me a rmë z jarri nga ish-bashkëshorti Elton Meta, ka treguar për gazetarët si ka ndodhur ngjarja.

Ai është shprehur se e motra, kishte qenë duke ngrënë bukë pasi sapo ishte kthyer nga puna, kur në derë të shtëpisë së prindërve në Zhupan të Fierit, ku ishte rikthyer prej një viti, kishte shkuar ish-bashkëshorti.

Mamaja e saj i ka kërkuar të largohet por ai ka kërkuar me ngulm të takojë Sabrinën.

Pasi e ka që ll uar me arm ë zja rri, ajo ka ndërruar jetë në vend.

Armando Bengaj thotë se e ka marrë vesh ngjarjen nga e shoqja e cila është edhe shtatzënë, ndërsa shton se autori e ka kërkuar edhe atë për ta v ra rë.