“Rrethi im ishte kundër martesës me një invalid lufte”, rrëfimi frymëzues i moderatores së njohur

0
157

Alketa Gashi – Fazliu është e njohur për të gjithë si moderatore e lajmeve në RTK, ajo çdo mbrëmje informon shikuesit për ngjarjet më të rëndësishme që kanë ndodhur gjatë ditës.

Por, pak janë ata që e dinë se Alketa është bashkëshortja e ish-kryetarit të OVL-UÇK-së, Faik Fazliut.

Ajo ka rrëfyer një histori në lidhje me bashkëshortin e saj Faik Fazliu, i cili gjatë kohës sa ishte pjesë e UÇK-së ka humbur edhe gjytyrë të trupit, shkruan Magazina.al

Moderatorja ka treguar se si prindërit e saj e kishin mbështetur, por rrethi më i gjërë i familjes së saj ishte kundër që ajo të martohej me Fazliun, e arsyeja ishte absurde, pasi ai ishte i plagosur në luftë dhe si pasojë kishte humbur gjymtyrët

“Prindërit e mi kanë bërë dicka të jashtëzakonshme për mua, duke më lënë të jem e lumtur me njëriun që zgjodha, e që i gjith rrethi ishte kundër për shkak të specifikave që e karakterizonin bashkëshortin tim”.

“Unë i prezentova ata me një invalid lufte që i kishte humbur gjymtyrët në luftën për lirinë e Kosovës dhe nuk hoqa dorë nga të qenit me të. Prindërit e mi jo vetëm ma lejuan por më mbështeten fortë”, ka rrefyer moderatorja.